“Është turp, ajo që na bënë është e patolerueshme”, Laporta kritikon gjyqtarët pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Sport

Presidenti i rizgjedhur i Barcelonës, Joan Laporta, nuk mundi ta fshihte zhgënjimin e tij teksa kritikoi vendimet e gjyqtarëve në dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, duke i identifikuar ato si një arsye kryesore për eliminimin e ekipit. Barcelona fitoi të martën mbrëma 2-1 në udhëtim te Atletico Madridi në ndeshjen […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i rizgjedhur i Barcelonës, Joan Laporta, nuk mundi ta fshihte zhgënjimin e tij teksa kritikoi vendimet e gjyqtarëve në dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, duke i identifikuar ato si një arsye kryesore për eliminimin e ekipit.

Barcelona fitoi të martën mbrëma 2-1 në udhëtim te Atletico Madridi në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por u eliminua shkaku i humbjes 2-0 në shtëpi në ndeshjen e parë.

Megjithatë, vendimet e gjyqtarëve në këto dy ndeshje kanë qenë shumë të diskutueshme dhe njësoj mendon edhe presidenti i Barcelonës, Laporta, i cili mendon se janë dëmtuar në shumë raste.

“Gjyqtari i djeshëm, si në fushë ashtu edhe me anë të VAR-it, ishte një turp. Ajo që na bënë është e patolerueshme; në ndeshjen e parë, ata nuk na dhanë një penallti të pastër dhe përjashtuan një nga lojtarët tanë për një shkelje për karton të verdhë”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Vendimet e gjyqtarëve na kanë dëmtuar shumë. Eric nuk ishte njeriu i fundit sepse Kounde mund ta kishte arritur topin. Gjyqtari i tregoi kartonin e verdhë, që ishte gjëja e duhur për t’u bërë, dhe gjyqtari i VAR-it e bëri të ndryshonte mendje. Goli i Ferran ishte një gol. Penalltia ndaj Olmos ishte një penallti. Faulli ndaj Fermin ishte i patolerueshëm. Fytyra e Fermin u ça. Asnjë karton”.

“Nuk është e pranueshme të paraqesësh një ankesë dhe përgjigjja ishte se nuk ishte e pranueshme. Ajo që po bën Barca është të kërkojë shpjegime se pse ankesa nuk ishte e pranueshme. Yuste më tha se do të paraqesë një tjetër. Është një turp, e patolerueshme”.

“Ata janë të paturp. Të thuash që gjyqtarët favorizojnë Barcën është e paturpshme. Ata vetëm duhet të shohin këtë ndeshje të Ligës së Kampionëve. Është një turp dhe askush nuk e beson këtë”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/