Ky është momenti që nesër do thuash “ta kisha ditë” – mesazhi i Rizajt për përdorimin e inteligjencës artificiale

Nacionale

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi çdo sektor, Darsej Rizaj bashkëthemelues i Shkollës Digjitale dhe StarLabs, ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe profesionistët në Kosovë, të mos e nënvlerësojnë këtë ndryshim dhe të veprojnë menjëherë. Në “Përballje Podcast”, ai theksoi se inteligjenca artificiale përfaqëson një mundësi unike që […]

Madhësia e shkronjave

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi çdo sektor, Darsej Rizaj bashkëthemelues i Shkollës Digjitale dhe StarLabs, ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe profesionistët në Kosovë, të mos e nënvlerësojnë këtë ndryshim dhe të veprojnë menjëherë.

Në “Përballje Podcast”, ai theksoi se inteligjenca artificiale përfaqëson një mundësi unike që rrallë ndodh në histori.

Sipas tij, kjo është një nga rastet e rralla kur individët mund të ndryshojnë rrënjësisht rrugën e tyre profesionale dhe ekonomike.

“Mos e nënvlerëso! Fillo sot… s’ka rëndësi çfarë pune bën. Është mundësia më e madhe që individi e ka pasë ndonjëherë”, theksoi ai shkruan Telegrafi.

Rizaj vlerëson se përmes përdorimit të AI, secili mund të rrisë vlerën e tij në tregun e punës ose madje të ndërtojë diçka të vetën.

“Mundesh me ndërru statusin tënd… me kriju kompaninë tonë ose me zhvillu veten në një nivel që ki vlerë reale në treg. Ky është momenti që nesër do thuash: te kisha ditë. Ky është ai momenti ‘te kisha ditë’… ky është shansi ideal”, deklaroi Rizaj.

Ai e krahasoi situatën aktuale me momente të mëhershme në teknologji, të cilat shumë njerëz i kanë humbur.

Sipas Rizajt, dallimi do të bëhet mes atyre që veprojnë tani dhe atyre që presin.

Në përmbyllje, Rizaj dha një thirrje të qartë për të gjithë: investimi në vetvete dhe në aftësi të reja është çelësi për të përfituar nga ky transformim.

“Investo në vete… kap këtë kohë dhe ke me ia pa hajrin shumë shpejt”, përfundoi ai./Telegrafi/.