I jashtëzakonshmi Vedat Muriqi: Ia thyen rekordin Samuel Eto’o për më së shumti gola në histori të Mallorcas

Sport

Sulmuesi Vedat Muriqi e ka arritur objektivin për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas. Me dy golat ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi shkoi në shifrën e 55 golave në fanellën e skuadrës spanjolle, për ta kaluar legjendën e klubit Samuel Eto’o. Ish-ylli i Barcelonës e mbante që shumë vite këtë rekord të […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi Vedat Muriqi e ka arritur objektivin për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas.

Me dy golat ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi shkoi në shifrën e 55 golave në fanellën e skuadrës spanjolle, për ta kaluar legjendën e klubit Samuel Eto’o.

Ish-ylli i Barcelonës e mbante që shumë vite këtë rekord të madh, por tani për një periudhë të gjatë – Muriqi do të jetë në historinë e Mallorcas.

“Muriqi është golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas për La Liga”, shkroi ndër të tjera skuadra spanjolle.

Përndryshe, Muriqi hyri fuqishëm në garë edhe për “Këpucën e Artë” në Spanjë, pasi tani ka plot 21 gola, vetëm dy më pak se Kylian Mbappe i Real Madridit, kurse kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar.

Kujtojmë, në rast që arrin ta fitojë këtë sfidë ndaj Vallecanos – ku janë në epërsi prej 2-0, atëherë Mallorca do të ngjitët në pozitën e 15-të me 34 pikë./Telegrafi/