Negociatat me Shtetet e Bashkuara nuk mund të fillojnë derisa Uashingtoni të përmbushë dy kushte kryesore, sipas kryetarit të parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, për të cilin disa media iraniane thonë se pritet të udhëheqë delegacionin e Teheranit gjatë bisedimeve të fundjavës në Pakistan.
Ghalibaf tha se një armëpushim në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit duhet të përmbushen përpara se të fillojnë negociatat.

Kërkesa për lirimin e aseteve të bllokuara ka qenë një çështje e përsëritur në negociatat e kaluara, por kjo është hera e parë që është ngritur si parakusht për bisedimet e ardhshme të armëpushimit.
Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, shpesh përdor rrjetet sociale për të njoftuar ndryshime në politika, për të bërë deklarata, dhe – herë pas here, siç bëri më parë këtë javë – për të kërcënuar me shkatërrimin e një qytetërimi të tërë.
Postimi i fundit nga presidenti amerikan vjen në prag të bisedimeve të paqes midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Pakistan.
Duke ia lënë më shumë imagjinatës, aty thjesht shkruhet: “Fillimi më i fuqishëm në botë”. /Telegrafi/





