Komuna e Vitisë shpall vitin 2026 si Vit të Mbrojtjes së Mjedisit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shpallur vitin 2026 si Vit të Mbrojtjes së Mjedisit, duke shënuar një angazhim institucional për ruajtjen e natyrës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët. Ky vendim vjen si pjesë e një vizioni për kujdes të përbashkët ndaj tokës, ajrit dhe ujit, si pasuri të përbashkëta […]

Rajon

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shpallur vitin 2026 si Vit të Mbrojtjes së Mjedisit, duke shënuar një angazhim institucional për ruajtjen e natyrës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

Ky vendim vjen si pjesë e një vizioni për kujdes të përbashkët ndaj tokës, ajrit dhe ujit, si pasuri të përbashkëta që kërkojnë përgjegjësi dhe veprim të përbashkët.

Komuna e Vitisë synon të forcojë masat për zvogëlimin e ndotjes, mbrojtjen e biodiversitetit dhe ndalimin e praktikave që dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin publik.

Njëkohësisht, theksohet rëndësia e planifikimit të qëndrueshëm dhe e bashkëpunimit institucional për ruajtjen e ekuilibrit natyror.

“Kjo është një thirrje për ndërgjegjësim dhe mobilizim të përbashkët, që secili nga ne të japë kontributin e tij në mbrojtjen e mjedisit për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë. Le ta bëjmë vitin 2026 një vit të veprimit për mjedisin!”, ka theksuar kryetari Haliti.

Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për komunën e Vitisë. /Telegrafi/