Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, pritet të ndryshojë skuadër në fund të sezonit, por jo kampionat, duke e vazhduar qëndrimin në Bundesligë.
Sipas raportimeve të Kicker, 28-vjeçari nuk do të vazhdojë me Augsburg, megjithatë synon të mbetet pjesë e elitës gjermane.
Rexhbeçaj ka një përvojë të pasur në elitën gjermane, me plot 210 ndeshje të zhvilluara për Wolfsburg, Köln, Bochum dhe Augsburgun.

Që nga transferimi i tij në vitin 2022, ai ka regjistruar 115 paraqitje dhe gjashtë gola me këtë të fundit.
Interesimi për shërbimet e tij nuk mungon. Dy nga klubet më të interesuara janë Werder Bremen dhe Borussia Monchengladbach, të cilat e kanë ndjekur prej kohësh mesfushorin kosovar.
Megjithatë, e ardhmja e Rexhbeçajt mund të varet edhe nga fati i këtyre skuadrave në kampionat, pasi mbijetesa në Bundesligë mbetet një faktor kyç për realizimin e transferimit.
Me kontratën që i skadon në verë, ai pritet të largohet si lojtar i lirë dhe të nisë një kapitull të ri në karrierë. /Telegrafi/





