Ukraina mirëpret armëpushimin në Lindjen e Mesme: ‘Koha për të treguar vendosmëri ndaj Moskës’

Ukraina mirëpret marrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një armëpushim. Sipas Ukrinform, ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Andrii Sybiha, e shkroi këtë në platformën e mediave sociale X. “Ne mirëpresim marrëveshjen midis presidentit (Donald) Trump dhe regjimit iranian për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit dhe për të ndaluar zjarrin, si dhe […]

Bota

Ukraina mirëpret marrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një armëpushim.

Sipas Ukrinform, ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Andrii Sybiha, e shkroi këtë në platformën e mediave sociale X.

“Ne mirëpresim marrëveshjen midis presidentit (Donald) Trump dhe regjimit iranian për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit dhe për të ndaluar zjarrin, si dhe përpjekjet e ndërmjetësimit të Pakistanit. Vendosmëria amerikane funksionon. Ne besojmë se është koha për vendosmëri të mjaftueshme për të detyruar Moskën të ndalojë zjarrin dhe të përfundojë luftën e saj kundër Ukrainës”, ka thënë ministri ukrainas, përcjell Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor dhe për të rihapur transportin tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kryen sulme të përbashkëta ndaj objekteve të regjimit iranian.