Tubimi i Osmanit me mërgimtarë dy ditë para zgjedhjeve, Gecaj: Mashë e Albinit, edhe zogjtë e malit e kuptojnë qëllimin

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806869-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Tubimi i Osmanit me mërgimtarë dy ditë para zgjedhjeve, Gecaj: Mashë e Albinit, edhe zogjtë e malit e kuptojnë qëllimin" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806869-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Tubimi i Osmanit me mërgimtarë dy ditë para zgjedhjeve, Gecaj: Mashë e Albinit, edhe zogjtë e malit e kuptojnë qëllimin"></p>Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka publikuar një ftesë nga Presidenca e Kosovës. Nëpërmjet saj, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ftuar mërgimtarët në një tubim, dedikuar mërgimtarëve. Sipas Gecajt, kjo ftesë në dukje një gjest i bukur dhe fisnik, e humb çdo kuptim pozitiv</div>

Madhësia e shkronjave

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka publikuar një ftesë nga Presidenca e Kosovës.
Nëpërmjet saj, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ftuar mërgimtarët në një tubim, dedikuar mërgimtarëve.
Sipas Gecajt, kjo ftesë në dukje një gjest i bukur dhe fisnik, e humb çdo kuptim pozitiv kur organizohet vetëm dy ditë para zgjedhjeve.
“Një aktivitet i tillë mund dhe duhej të ishte mbajtur shumë më herët, ose pas datës 28 dhjetor. Qëllimi i vërtetë pas këtij organizimi është aq i dukshëm, sa e kuptojnë edhe “zogjtë e malit.””, ka shkruar Gecaj i cili Osmanit i është referuar si mashë e Albin Kurtit.