Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka deklaruar më parë se të gjitha arritjet e tij në shënimin e golave do të kishin pak rëndësi në garën për Topin e Artë nëse nuk siguron një titull të Ligës së Kampionëve ose një trofe të Kupës së Botës.
Kapiteni i Anglisë nuk e ka ndryshuar mendjen rreth fitimit të çmimit më të madh individual, Topit të Artë.

“Më duhet një trofe të Ligës së Kampionëve ose një fitore në Kupën e Botës 2026 për Topin e Artë. Për këtë duhen turnetë e mëdhenj”, ka thënë Kane.
Statistikat mbështesin vlerësimin e sulmuesit: që nga viti 2006, 80% e fituesve të Topit të Artë kanë fituar ose Ligën e Kampionëve ose një Kupë Bote/Kampionat Evropian në të njëjtin sezon.
Përjashtimet e vetme kanë qenë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Vitin e kaluar, Topi i Artë iu dha Ousmane Dembele, i cili fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve me PSG-në.
Këtë sezon, forma individuale e Kane mbetet elitare, duke shënuar 48 gola në 40 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/





