Kapiteni i Fenerbahçes lirohet pas hetimeve për bastet sportive

Mert Hakan Yandas, kapiteni i Fenerbahçes, është liruar nga burgu dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë në të njëjtin dosje janë liruar pas vendimit të marrë sot në ‘Asliye Criminal Court’ në Stamboll, njofton klubi në një deklaratë zyrtare të publikuar...

Sport
Reklame

Mert Hakan Yandas, kapiteni i Fenerbahçes, është liruar nga burgu dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë në të njëjtin dosje janë liruar pas vendimit të marrë sot në ‘Asliye Criminal Court’ në Stamboll, njofton klubi në një deklaratë zyrtare të publikuar në Facebook.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, seanca e sotme gjyqësore është zhvilluar në Gjykatën e Çaglayan të Stambollit, ku përveç Yandaş ishin të pranishëm edhe drejtuesit e klubit, përfshirë Sadettin Saran, kryetarin e klubit, kreun e bordit të lartë, si dhe trajnerët e sezonit aktual dhe atij të mëparshëm.

Gjithashtu, teksa zhvillohej shqyrtimi gjyqësor, në sallë gjendeshin edhe Domenico Tedesco, tekniku aktual, dhe shumë lojtarë nga organika e ekipit.

Para hyrjes së gjykatës, mijëra tifozë të klubit u mblodhën duke mbështetur kapitenin Yandaş, duke krijuar një atmosferë të fortë solidariteti dhe duke shprehur besimin e tyre në drejtësi.

Vendimi i gjykatës për të liruar të gjithë të akuzuarit e mbetur në dosje, përfshirë edhe Yandas, vjen pas një procesi të gjashtë mujor që kishte nisur me një hetim të gjerë për çështje të dyshimta rreth bastit në futboll, të cilat kishin çuar në arrestimin e shumë emrave të njohur të sportit.

Klubi e vlerëson këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm dhe falënderon të gjithë ata që kanë qëndruar pranë ekipit dhe kapitenit në këtë periudhë të vështirë.

Vendimi i gjykatës do të ketë ndikim të rëndësishëm në sezonin e garave dhe në përcaktimin e shtigjeve të ardhshme për klubin. /Telegrafi/