Rexhepi: Mbështetja financiare e Kosovës për Luginën dhe Sanxhakun, hap i rëndësishëm strategjik

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka përshëndetur vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mbështetjes financiare për Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun, duke e cilësuar si një hap kyç për fuqizimin institucional dhe zhvillimin e komuniteteve shqiptare. Sipas Rexhepit, ky vendim, i miratuar në mbledhjen e tetë të Qeverisë, pason […]

Vendore
Reklame

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka përshëndetur vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mbështetjes financiare për Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun, duke e cilësuar si një hap kyç për fuqizimin institucional dhe zhvillimin e komuniteteve shqiptare.

Sipas Rexhepit, ky vendim, i miratuar në mbledhjen e tetë të Qeverisë, pason mbështetjen e mëparshme për specializantët e rinj nga Lugina e Preshevës dhe shërben si vazhdimësi e përkushtimit institucional ndaj shqiptarëve në rajon.

Ai theksoi se mbështetja nuk është vetëm financiare, por edhe një investim në ruajtjen e identitetit kombëtar, zhvillimin arsimor dhe fuqizimin e të rinjve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rexhepi veçoi rëndësinë e sigurimit të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, mbështetjes për projekte kulturore dhe arsimore, si dhe programeve për të rinjtë.

“Ky vendim është i domosdoshëm dhe rrit kapacitetet tona për t’u shërbyer më mirë qytetarëve,” u shpreh Rexhepi, duke falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti për përkushtimin ndaj komuniteteve shqiptare.

Ai gjithashtu nënvizoi nevojën që institucionet e Serbisë të mos krijojnë barriera në zbatimin e vendimit dhe që fondet të arrijnë pa pengesa tek Këshilli Kombëtar Shqiptar. Rexhepi përfundoi se angazhimi i institucionit që ai drejton do të vazhdojë për ta kthyer këtë mbështetje në rezultate konkrete për qytetarët shqiptarë në rajon.