Kompanitë kineze i ndërpresin bashkëpunimet me Mbappen për shkak të një komenti kontrovers

Sport

Kompanitë kineze Dongpeng dhe Mengniu i kanë dhënë fund të gjitha marrëveshjeve tregtare dhe të sponsorizimit me sulmuesin e Real Madridit , Kylian Mbappe, me efekt të menjëhershëm. Sipas Democrata, vendimi vjen pas komenteve që Mbappe bëri në emisionin e intervistave në internet The Bridge, ku u pyet për memen e tij të preferuar që […]

Madhësia e shkronjave

Kompanitë kineze Dongpeng dhe Mengniu i kanë dhënë fund të gjitha marrëveshjeve tregtare dhe të sponsorizimit me sulmuesin e Real Madridit , Kylian Mbappe, me efekt të menjëhershëm.

Sipas Democrata, vendimi vjen pas komenteve që Mbappe bëri në emisionin e intervistave në internet The Bridge, ku u pyet për memen e tij të preferuar që përfshinte fytyrën e tij.

Ai tha se ai që e bëri të qeshte më shumë e vendoste fytyrën e tij në një video të një burri që ai besonte se ishte një diktator kinez – gjoja ish-udhëheqësi Mao Ce Dun – dhe se ai shpesh e ndan atë me miqtë në internet.

Vërejtjet u përhapën me shpejtësi në Kinë, me mediumin që e përshkruan reagimin si të fortë.

Kompania e pijeve energjike Dongpeng tha se kundërshton çdo veprim që dëmton ndjenjën kombëtare, ndërsa prodhuesi i qumështit Mengniu tha se gjithashtu kundërshton deklaratat që dëmtojnë ndjenjat e popullit kinez.

Të dy markat theksuan një “politikë zero tolerance në këtë drejtim”.

Ndryshe, shakatë për Mao Ce Dunin janë një tabu e rreptë shoqërore dhe politike në Kinë, dhe incidenti ka shkaktuar një ortek dënimesh në rrjetin social Ëeibo dhe platformat kryesore sportive. /Telegrafi/

Komentet