Sot fillon dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë

Nacionale

<div><div><img width="640" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806374-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Sot fillon dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="769" height="420" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806374-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Sot fillon dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë" loading="lazy"></p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nga ora 10:45 do të fillojë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.  Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se dërgimi do të nisë përmes operatorit ekonomik. “Ju njoftoj se ditën e diel</div>

Madhësia e shkronjave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nga ora 10:45 do të fillojë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.  Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se dërgimi do të nisë përmes operatorit ekonomik.
“Ju njoftoj se ditën e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45, KQZ përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Vendi: Depo e DHL në Prishtinë”, ka thënë Elezi. Rreth 58 mijë votues kanë përzgjedhur votimin me postë, të cilëve KQZ-ja do t’ua dërgojë pakon me fletëvotim në adresën e tyre. Votimi përmes postës ishte planifikuar të fillojë të premten, por shtypja e fletëvotimeve në Slloveni të dedikuara për votuesit jashtë Kosovës, është përmbyllur vetëm më 12 dhjetor./Kosovapress/