“Shumë i lumtur përë këtë çmim”, Lumbardh Dellova reagon pasi fitoi çmimin e golit më të mirë të sezonit

Mbrojtësi Lumbardh Dellova thotë se është tepër i lumtur që e fitoi çmimin “Goli më i mirë i sezonit” në Bullgari. Ylli i CSKA Sofias shënoi një eurogol nga mbi 60 metra distancë, ku i la të gjithë të shtangur. Kësisoj, me plot meritë – Dellova e fit...

Sport

Mbrojtësi Lumbardh Dellova thotë se është tepër i lumtur që e fitoi çmimin “Goli më i mirë i sezonit” në Bullgari.

Ylli i CSKA Sofias shënoi një eurogol nga mbi 60 metra distancë, ku i la të gjithë të shtangur.

Kësisoj, me plot meritë – Dellova e fitoi çmimin për golin më të mirë të sezonit, ndërsa së fundmi edhe reagoi në rrjetet sociale.

“Jam shumë i lumtur që e kam fituar këtë çmim. Faleminderit familjes, bashkëlojtarëve dhe të gjithëve që besuan tek unë”, shkroi ai ndër të tjera.

Ndërkohë, Dellova pritet të paraqitet në stërvitje të hënën me ekipin e Kosovës para sfidës vendimtare ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Kupës së Botës./Telegrafi/