Pep Guardiola flet për Mikel Artetan pasi e mposhti në finale

Manchester City triumfoi ndaj Arsenalit 2-0 në finalen e EFL Cup në Wembley, duke siguruar trofeun e tyre të parë për këtë sezon. Të dy golat u shënuan nga Nico O'Reilly në minutat e 60-të dhe 64-të, me dy gjuajtje me kokë në vetëm katër minuta që ud...

Sport

Manchester City triumfoi ndaj Arsenalit 2-0 në finalen e EFL Cup në Wembley, duke siguruar trofeun e tyre të parë për këtë sezon.

Të dy golat u shënuan nga Nico O’Reilly në minutat e 60-të dhe 64-të, me dy gjuajtje me kokë në vetëm katër minuta që udhëhoqën skuadrën e Pep Guardiolës drejt fitores.

Pas ndeshjes, Guardiola vlerësoi ekipin e rivalit, duke folur fjalë të mëdha për Mikel Artetan.

“Është gjithmonë e rëndësishme të fitosh një trofe. Ky ka qenë i veçantë sepse kemi pasur dy javë të vështira. Arsenal na dominuan për 15 minutat e para dhe ishte e vështirë të merrnim frymë. Por më pas filluam të kontrollonim topin dhe të luanim më mirë”.

“Mikel Arteta ka ndërtuar një ekip pothuajse të pamposhtur. Kjo është Kupa jonë e pestë Carabao në dhjetë vjet. Sa herë fiton një trofe, duket gjithmonë më e vështirë sesa herën e fundit”, deklaroi trajneri i Man Cityt për Sky Sports.

Ky sukses shënon një tjetër arritje për Manchester City dhe konfirmon dominimin e ekipit të Guardiolas në garat e brendshme angleze. /Telegrafi/