AC Milan e fiton derbin e pesë golave ndaj Torinos

AC Milani ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A. “Rossonerët” arkëtuan pikët e plota me rezultat të ngushtë 3-2. Ishte Strahinja Pavlovic që shënoi një eurogol nga distanca për të zhbllokuar rezult...

Sport

AC Milani ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.

“Rossonerët” arkëtuan pikët e plota me rezultat të ngushtë 3-2.

Ishte Strahinja Pavlovic që shënoi një eurogol nga distanca për të zhbllokuar rezultatin (36’).

Sidoqoftë, Torino u kundërpërgjigj përmes Giovanni Simeone, i cili shënoi pas topit të kthyer nga tentimi i parë (44’).

Milani në pjesën e dytë ishte fantastik për të rikthyer epërsinë përmes Adrien Rabiot pas asistimit të Christian Pulisic (54’).

Kurse, tre minuta më vonë Youssouf Fofana e vulosi fitoren pas bashkëpunimit me Athekame (56’).

E tëra që bëri Torino ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit përmes Nikola Vlasic (84’).

Me këtë fitore, Milani rimerr pozitën e dytë me 63 pikë ndërsa Torino zë pozitën e 14-të me 33 sosh./Telegrafi/