“Pavarësisht lojës, njeriu duhet të mbetet gjithmonë human”, Labinot Rexha ngushëllon Elijonën për humbjen e xhaxhait

Pas një raporti jo të mirë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet e së kaluarës. Këngëtari ka reaguar përmes rrjeteve sociale për të ngushëllua...

Magazina

Pas një raporti jo të mirë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet e së kaluarës.

Këngëtari ka reaguar përmes rrjeteve sociale për të ngushëlluar ish-banoren Elijona, pas humbjes së xhaxhait të saj.

Edhe pse gjatë lojës ata nuk kanë pasur marrëdhënie të mira, Labinoti ka reaguar për humbjen e ish-banores.

Përmes një InstaStory, ai ka ndarë një mesazh prekës, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit pranë njëri-tjetrit pavarësisht situatave.

“Pavarësisht lojës, njeriu duhet të mbetet gjithmonë human. Ne jemi shqiptarë dhe duhet të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në çdo moment. Ngushëllime familjes Binakaj – Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenet”.

Labi tregoi se përtej lojës dhe konflikteve, respekti dhe dhimbja njerëzore mbeten mbi gjithçka. /Telegrafi/