Borussia Dortmund po punon për ta rikthyer Jadon Sancho në “Signal Iduna Park” për herë të tretë, me mundësinë që transferimi të realizohet gjatë merkatos së verës.
Sipas raportimeve, trajneri Niko Kovac ka dhënë dritën jeshile për këtë operacion, ndërsa bisedimet po marrin formë gjithnjë e më konkrete.

Megjithatë, një nga kushtet kryesore për realizimin e marrëveshjes mbetet paga e lojtarit. Aktualisht, Sancho përfiton rreth 16 milionë euro në sezon, por sipas Bild, drejtuesit e Dortmundit janë të gatshëm të ofrojnë një pagë bazë prej 5 deri në 6 milionë eurosh, me bonuse të lidhura ngushtë me performancën e tij në fushë.
Duke marrë parasysh mundësinë e një transferimi pa kosto ose me kosto të ulët, klubi gjerman e konsideron këtë si një rrezik të menaxhueshëm financiarisht.
Në aspektin taktik, rikthimi i Sanchos nuk do të kërkonte ndryshime të mëdha nga ana e trajnerit Kovač. Sistemi aktual 3-4-2-1 mund të ruhet, pasi anglezi ka dëshmuar më parë se mund të luajë me sukses edhe si sulmues i dytë gjatë periudhës së tij te Dortmundi. /Telegrafi/





