Gerrard e ngrit në qiell Declan Ricen: Është një nga më të mirët në botë

Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard, ka vlerësuar maksimalisht Declan Rice, duke e cilësuar mesfushorin anglez si një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Rice ishte vendimtar në fitoren 2-0 të Arsenal ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e kthimit ...

Sport

Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard, ka vlerësuar maksimalisht Declan Rice, duke e cilësuar mesfushorin anglez si një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Rice ishte vendimtar në fitoren 2-0 të Arsenal ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e kthimit të Liga e Kampionëve, duke ndihmuar londinezët të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale.

“Ai po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Mendoj se është një nga më të mirët në botë. Është bërë një nga më të mirët në botë… Do të doja që ne (Liverpooli) ta nënshkruanim atë”, deklaroi Gerrard për TNT Sports.

Ish-mesfushori anglez vlerësoi gjithashtu rolin që kanë luajtur West Ham dhe trajneri David Moyes në zhvillimin e Rice, duke theksuar rritjen e tij të mëtejshme nën drejtimin e Mikel Arteta te Arsenali dhe me kombëtaren e Anglisë.

“Stërvitje fantastike nga ai dhe tani është në nivelin më të lartë për t’u bërë një nga më të mirët në botë në atë pozicion”, shtoi ai.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Steve McManaman, i cili e cilësoi Rice si më të mirin në rolin e tij në Evropë.

“Është një lojtar ndryshe nga të tjerët, shumë efektiv. Vitin e kaluar ishte i mrekullueshëm dhe këtë sezon është përmirësuar edhe më shumë,” u shpreh ai.

Declan Rice, i cili iu bashkua Arsenalit nga West Ham për rreth 100 milionë funte në vitin 2023, ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 11 asistime në të gjitha garat këtë sezon.

27-vjeçari ishte një figurë kyçe në triumfin e West Ham në Ligën e Konferencës dhe tani synon të fitojë trofe me Arsenalin, duke nisur nga finalja e Kupës Carabao kundër Manchester City. /Telegrafi/