Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, beson se skuadra kombëtare argjentinase aktualisht e tejkalon Spanjën në forcë. Kjo vjen pasi finalja midis Argjentinës dhe Spanjës, fillimisht e planifikuar për 27 mars në Katar, u anulua për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Në një intervistë në kanalin në YouTube Lo del Pollo , Lautaro foli nëse Argjentina është aktualisht një skuadër më e mirë sesa La Roja.

“A është ekipi kombëtar argjentinas më i fortë se Spanja sot? Po. Ka shumë ekipe, si Franca, Spanja dhe Portugalia, që janë në formë të shkëlqyer me lojtarë në kulmin e tyre. Unë i konsideroj pretendentë, por Argjentina është gjithmonë një pretendente për shkak të nivelit të lojtarëve tanë dhe asaj që kemi arritur në vitet e fundit”, ka thënë fillimisht Lautaro.
“E dimë që standardet janë të larta. Të gjithë duan të na mposhtin, duke pasur parasysh atë që kemi arritur së fundmi. Duhet të vazhdojmë të garojmë në të njëjtën mënyrë, me dëshirën për ta çuar Argjentinën sa më larg të jetë e mundur”, përfundoi sulmuesi i Interit.
Ndryshe, Argjentina është kampione e botës aktualisht dhe në Kupën e Botës 2026 do të synoj ta përsërit suksesin e “Katar 2022” duke fituar trofeun e radhës. /Telegrafi/





