Mediet shtetërore iraniane kanë raportuar se një figurë kryesore e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) është vrarë, duke shkaktuar shqetësim dhe reagime në skenën rajonale.
Gholamreza Soleimani, i cili ka shërbyer për gjashtë vjet si komandant i Basij, forcës paramilitare vullnetare brenda IRGC-së, njihet si një figurë e fortë brenda strukturave të sigurisë dhe kontrollit të brendshëm në Iran. Basiji ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e regjimit dhe në shtypjen e protestave brenda vendit.

Më parë, ushtria izraelite kishte njoftuar se e kishte vrarë Soleimani, duke e përshkruar atë si një “mjet kryesor” të shtypjes dhe represionit në Iran. Ky lajm kishte shkaktuar tension të shtuar mes Iranit dhe Izraelit, duke ngritur frikën për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.
Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane për vdekjen e tij, gjë që ka lënë hapësirë për spekulime dhe raportime të ndryshme në mediat ndërkombëtare, shkruan skynews.
Megjithatë, raportimet e fundit nga mediat shtetërore të vendit duket se konfirmojnë se Soleimani nuk është më gjallë.
Lidhur me këtë ngjarje, analistët vlerësojnë se vdekja e Soleimanit mund të ketë ndikime të rëndësishme në strukturat e sigurisë në Iran dhe në mënyrën se si regjimi do të reagojë ndaj sfidave të brendshme dhe kërcënimeve të jashtme. /Telegrafi/





