Kolona veturash janë krijuar në Fushë Kosovë teksa qytetarë nga komuna të ndryshme janë nisur në drejtim të Prishtinës për të marrë pjesë në “Marshin e Lirisë”.
Pjesëmarrësit janë nisur nga zona të ndryshme të Kosovës, ndërsa kolona është vërejtur në Fushë Kosovë gjatë rrugëtimit drejt kryeqytetit.

Ndërkaq, marshi është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, e cila ka bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë aktivitet.
Pjesëmarrësit pritet të mblidhen në Prishtinë, ku do të zhvillohet marshi në orën 14:00.
Ndryshe, marshi në Prishtinë po mbahet vetëm disa ditë para vendimit të Gjykatës Speciale, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, të cilat akuzohen për krime lufte. /Telegrafi/





