Drin Shaqiri “makazze” ka qenë njeriu i momentit në Counter Strike 2, ku e fitoi çmimin “Lojtari më i mirë i turneut” në ESL Pro League.
Ylli nga Kosova ishte i jashtëzakonshëm gjatë turneut, kurse zhvilloi paraqitje pozitive edhe në finale.
Fakitikisht, në mapin e fundit “de_dust2”, ai i mahniti të gjithë të pranishmit dhe ata që po e shikonin ndeshjen “live”, ku kompletoi një moment të rrallë, duke kompletuar katër eliminime.
Me këtë “clutch” të “makazze”, Navi shkoi në epërsi prej 4-8 pas pjesës së parë, e pastaj edhe e kishte më të lehtë për ta fituar tërë ndeshjen.
Përndryshe, “makazze” do të tentojë të jetë lojtari i momentit edhe në Blast Open Roterdam, turne që nis prej 18 marsit./Telegrafi/






