JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin

Bota

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka reaguar ndaj raportimeve se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është i zemëruar me qëndrimet e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se një gjë e tillë nuk përputhet me bisedat që ai ka zhvilluar me liderin izraelit. “E pashë raportin e Axios që thotë se Netanyahu është i […]

Madhësia e shkronjave

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka reaguar ndaj raportimeve se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është i zemëruar me qëndrimet e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se një gjë e tillë nuk përputhet me bisedat që ai ka zhvilluar me liderin izraelit.

“E pashë raportin e Axios që thotë se Netanyahu është i zemëruar. Ky nuk është reflektim i bisedave që kam pasur me të. Ndoshta ai po i thotë diçka dikujt tjetër që nuk ma ka thënë mua”, deklaroi ai.

JD Vance mbrojti fuqimisht mbështetjen e administratës amerikane ndaj Izraelit, duke thënë se Trump është “i vetmi lider shtetëror në botë që në këtë moment është i gatshëm të mbështesë kombin e Izraelit”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se qeveria izraelite duhet të tregojë kujdes në marrëdhëniet me Uashingtonin.

“Nëse do të isha në kabinetin e qeverisë izraelite, mund të mos do të sulmoja të vetmin aleat të fuqishëm që kam mbetur në të gjithë botën”, tha 41-vjeçari.

Sipas tij, pjesa më e madhe e mbështetjes ushtarake mbrojtëse për Izraelin gjatë muajve të fundit ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara.

“Gjatë tre muajve të fundit, dy të tretat e armëve mbrojtëse që kanë mbrojtur Izraelin janë ndërtuar nga duart amerikane dhe janë paguar nga taksapaguesit amerikanë”, u shpreh Vance.

Në fund, ai tha se Izraeli duhet të kuptojë se sfida kryesore e vendit nuk është presidenti amerikan.

“Problemi për Izraelin nuk është Donald Trump. Kushdo në Izrael që mendon se problemi më i madh i tyre është Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të zgjohet dhe të shohë realitetin e situatës në të cilën ndodhet vendi”, përfundoi Vance. Ndryshe, Trump dhe Netanyahu kohët e fundit kanë pasur mosmarrëveshje rreth luftës në Iran. /Telegrafi/