Wayne Rooney e thotë publikisht: Ky trajner e meriton 100 për qind detyrën si trajner i Man Unitedit

Wayne Rooney beson se Manchester United duhet ta emërojë Michael Carrick si trajner të përhershëm të skuadrës pas fitores 3-1 ndaj Aston Villas. Duke folur për BBC pas ndeshjes, ai deklaroi: “100 për qind ai duhet ta marrë këtë detyrë. E kam thënë kë...

Sport

Wayne Rooney beson se Manchester United duhet ta emërojë Michael Carrick si trajner të përhershëm të skuadrës pas fitores 3-1 ndaj Aston Villas.

Duke folur për BBC pas ndeshjes, ai deklaroi:

“100 për qind ai duhet ta marrë këtë detyrë. E kam thënë këtë edhe më parë. E dija që kjo do të ndodhte me Michael Carrick”.

“E njoh shumë mirë. E njoh karakterin dhe personalitetin e tij. Ekipit i duhej një kokë e qetë, por edhe dikush që e njeh klubin dhe lojtarët kishin nevojë për pak mbështetje, dhe ai ua ka dhënë këtë”.

“Kemi parë lojtarët të luajnë me më shumë cilësi, më të bashkuar si ekip dhe tani duken si një skuadër shumë e fortë. Për mua, pse do ta ndryshonit?”.

“Ai ka përqindjen më të mirë të fitoreve nga çdo trajner i Manchester United pas kaq shumë ndeshjesh. Për mua, ai duhet ta marrë këtë detyrë”.

Man Unitedi renditet në pozitën e tretë në Ligën Premier pas 30 xhirove me 54 pikë, kurse objektivi kryesor mbetet ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër./Telegrafi/