Mund t’ju duket sikur ka kaluar një jetë e tërë për disa prej jush që e lexoni këtë, por dikur, Superliga e Kinës ishte destinacioni i preferuar për ata që donin të fitonin para që do t’u ndryshonin jetën.
Edhe në kulmin e karrierës së tyre, disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit shkuan të luanin në Kinë, përfshirë brazilianin Hulk.
Sulmuesi brazilian u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit aziatik në verën e vitit 2016, kur u largua nga skuadra ruse Zenit St Petersburg për t’u bashkuar me Shanghai SIPG për rreth 55 milionë euro.
Rreth asaj kohe, Federata Kineze e Futbollit njoftoi planet për t’u bërë një “superfuqi botërore e futbollit” deri në vitin 2050.
Por pesë vjet më vonë, pasi shumica e lojtarëve të tyre të paguar mirë u larguan për në vende të reja, Superliga Kineze vendosi kufizime në paga në një përpjekje për të “frenuar futbollin e parave” dhe për të siguruar një “flluskë investimesh” në ekipin kombëtar të Kinës.






