A do të shtyhet Kupa e Botës? Drejtori i turneut jep detajet

Drejtori operativ i Kupës së Botës në FIFA, Heimo Schirgi ka thënë se turneu ishte "shumë i madh" për t'u shtyrë për shkak të trazirave globale të shkaktuara nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit. Schirgi i bëri këto komente të hënën në Dallas, ku do të vendoset Qendra Ndërkombëtare e Medias për turneun, i cili fillon më 11 qershor.

Schirgi theksoi se FIFA po monitoron luftën në Iran dhe pasojat e saj.

“Nëse do të kisha një top kristali, do t'ju thosha se çfarë do të ndodhë, por është e qartë se situata po evoluon. Po ndryshon dita-ditës dhe ne po e monitorojmë nga afër”, ka thënë Schirgi për Kupën e Botës, e cila është planifikuar të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.

“Po punojmë me të gjithë partnerët tanë federalë dhe ndërkombëtarë për të vlerësuar situatën, po e shqyrtojmë atë çdo ditë dhe në një moment do të kemi një zgjidhje”.

“Kupa e Botës, sigurisht, do të zhvillohet, apo jo? Kampionati është shumë i madh dhe shpresojmë që të gjithë ata që janë kualifikuar do të jenë në gjendje të marrin pjesë”, shtoi Schirgi.

FIFA merr vendim për pushim në mes të pjesëve në Kupën e Botës, arsyeja do t’ju befasojë