Pamje që tregojnë momentin kur aeroplanët luftarakë britanikë rrëzojnë një dron që shkonte drejt Jordanisë dhe Bahreinit

Në disa pamje të publikuara edhe nga mediat britanike thuhet se shihet momenti kur një aeroplan luftarak RAF Typhoon që rrëzon dhe shkatërron një dron të dyshuar iranian nga qielli.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, aeroplanët britanikë kapën me sukses një dron “në mbrojtje të Jordanisë” dhe rrëzuan një tjetër që po shkonte drejt Bahreinit, tha Ministria e Mbrojtjes.

Mbretëria e Bashkuar po kryen gjithashtu “sulme ajrore mbrojtëse” në mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe, zbuloi ministria në X.

An update on UK operations in the Middle East, 09 March 2026. pic.twitter.com/dXbvxEn1iT
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) March 9, 2026