Raketa e dytë balistike iraniane që shkeli hapësirën ajrore turke, shkatërrohet nga mbrojtja kundërajrore e NATO-s

Një raketë e dytë nga Irani u rrëzua në hapësirën ajrore turke të hënën, tha ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

"Një municion balistik i lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga asetet ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s në Mesdheun lindor", tha ajo.

Disa fragmente nga armatimi ranë në territor të hapur në zonën jugore të Gaziantepit, duke mos shkaktuar lëndime, shtoi ministria, transmeton Telegrafi.

▶ Lexo edhe këtë

Shpërthim i madh në Bejrut

Të mërkurën, trupat e NATO-s kapën një raketë balistike të nisur nga Irani për në Turqi, e cila shkaktoi një paralajmërim të ashpër nga Ankaraja.

NATO që atëherë ka thënë se ka forcuar "qëndrimin e saj të mbrojtjes nga raketat balistike", ndërsa Irani rrit sulmet e tij në të gjithë rajonin. /Telegrafi/