Aktori Corey Parker, i njohur për serialin "Will & Grace", ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin

Aktori amerikan Corey Parker, i cili mbahet mend nga publiku për rolin e tij në serialin e njohur “Will & Grace” dhe filma e seriale të shumtë nga vitet 1980 dhe 1990, vdiq në moshën 61 vjeçare pas një beteje me kancerin.

Siç raportohet nga mediat e huaja, Parker vdiq të enjten në Memphis, në shtetin amerikan të Tennessee.

Informacioni për vdekjen u konfirmua nga tezja e tij Emily Parker, por ajo nuk zbuloi se për çfarë lloj kanceri bëhej fjalë.

Corey Parker, ‘Will & Grace’ Actor and Acting Coach, Dies at 60 Following Cancer Diagnosis https://t.co/AqqYC0EYiG
— People (@people) March 8, 2026