“Kjo skuadër e thotë fjalën e fundit për titull”, Shkumbin Pireva analizon garën në Superligën e Kosovës

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetaret e Telegrafit për ngjarjet në futbollin evropian si dhe në atë vendor. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Shkumbin Pireva ka analizuar luftën e ashpër për titull që po zhvillohet këtë edicion në Superligën e Kosovës.

Pireva i ka dhënë avantazh skuadrës së Dritës si favorite për të triumfuar në fund, por që nuk ka përjashtuar nga gara as Ballkanin dhe Prishtinën

“Një nisje e sezonit më e mirë e Dritës, që i ka rikuperuar pikët që i pati me Ballkanin dhe Prishtinën, sepse ishte disa pikë mbrapa tyre kur përfundoi sezoni vjeshtor”.