“Fituesi i kësaj përballje shkon në finale”, Bardh Maxhuni parashikon finalen e Ligës së Kampionëve

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetaret e Telegrafit për ngjarjet në futbollin evropian si dhe në atë vendor. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Bardh Maxhuni ka analizuar përballjet në Ligën e Kampionëve, duke treguar se cilat skuadra i sheh më të favorizuara për t’u kualifikuar në finale.

“Gjysmëfinalja Arsenal-Barcelona, kurse në anën e majtë Reali besoj Cityn e kalon edhe pse Reali është i hendikepuar siç e përmendëm ka shumë mungesa”.

“Këto çiftet tjera, e përmendëm Galatasaray me Liverpoolin, edhe këto dy ekipe janë përballur në fazën e ligës. Po besoj që pak probleme do të ketë në Turqi por meqenëse ndeshja e kthimit është në Angli, po besoj që Liverpooli arrin të kualifikohet në çerekfinale”.