I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, pas asistimit tani shënon ndaj Heidenheimit

Hoffenheimi është duke fituar aktualisht me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Heidenheimit në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit gjerman.

Mysafirët epërsinë e morën në minutën e 26-të përmes Alexander Prass i cili realizoi për 1-0 pas asistimit nga ylli kosovar Fisnik Asllani.

Ishte pikërisht Prass ai i cili realizoi edhe në minutat shtesë të pjesës së parë për rezultatin 2-0.