Zyrtare: Gravenberch rinovon kontratën me Liverpoolin

Ryan Gravenberch ka vendosur të vazhdojë të ardhmen e tij te Liverpool, duke nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare me klubin anglez.

Mesfushori holandez kishte kontratë deri në vitin 2028, por marrëveshja e re e cila zgjat deri në fund të sezonit 2031/32, vjen si shpërblim për zhvillimin dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse.

Që nga transferimi nga Bayern Munich në verën e vitit 2023 për rreth 40 milionë euro, Gravenberch ka zhvilluar 123 ndeshje me fanellën e Liverpoolit.

“Jam shumë krenar që zgjata kontratën time me një klub kaq të madh. Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera”.

We're delighted to announce that Ryan Gravenberch has today signed a new long-term contract with the Reds 🙌
— Liverpool FC (@LFC) March 7, 2026