Krenaria e flotës iraniane, aeroplanmbajtësja për dronë Shahid Bahman Bagheri, është fundosur. Ky incident shënon një humbje të rëndë për Forcat Detare të Iranit.
Shahid Bahman Bagheri ishte aeroplanmbajtësja e parë e specializuar për dronë në botë. Para se të transformohej në anije ushtarake, ajo ishte një anije kontejnerësh e gjatë 240 metra me emrin Perarin, shkruan skynews.
Transformimi i saj në një bazë lundruese për dronë e bëri atë një aset unik dhe strategjik për flotën iraniane.






