Çmimet e karburantit fillojnë të rriten edhe në Bujanoc, si në gjithë Europën

Çmimet e derivateve të naftës janë rritur sërish në Serbi, e këto çmime vlejnë edhe për pikat e karburantit në Bujanoc, pasi ato përcaktohen në nivel të gjithë Serbisë.

Sipas vendimit të fundit, nga sot në orën 15:00 deri të premten tjetër të 13 Marsit 2026, në të njëjtën kohë, çmimi maksimal i dizeli do të jetë 203 dinarë për litër, ndërsa Benzina do të kushtojë 184 dinarë për litër.

Krahasuar me javën e kaluar, çmimet janë rritur për 3 dinarë për litër. Atëherë, dizeli shitej për 200 dinarë, ndërsa benzina për 181 dinarë për litër.

Qeveria e Serbisë më 24 janar ka zgjatur Urdhëresën për kufizimin e çmimeve të derivateve të naftës, e cila do të mbetet në fuqi edhe për 60 ditë të tjera. Sipas kësaj urëdherese, çmimi maksimal me TVSH për dizellin dhe benzinën përcaktohet në bazë të çmimit mesatar me shumicë në territorin e Serbisë, të cilit i shtohet një marzhë e përcaktuar.

Ministrja e Energjisë, Dubravka Đedović Handanović, ka paralajmëruar më herët se shteti do të marrë masa për të parandaluar një rritje të papritur të çmimeve të karburanteve, që pritet si pasojë e tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme.

Burimi: Qeveria e Serbisë dhe njoftimet zyrtare për çmimet javore të derivateve të naftës.