Komuna e Bujanocit jep me qira 12 hapësira për kioska

Komuna e Bujanocit ka shpallur një thirrje publike për dhënien me qira të 12 parcelave të sipërfaqeve publike, ku do të vendosen objekte të vogla montuese (kioska) në territorin e qytetit dhe në Banjën e Bujanocit.

Sipas njoftimit, lokacionet e parashikuara për kioska përfshijnë zona në lagjen Karakaçka, te seksioni i pylltarisë, te stacioni i autobusëve, pranë Qendrës së Zejtarëve, te ish-Komiteti, në parkun e qytetit, pranë shkollave “Branko Radičević” dhe “Naim Frashëri”, te Shtëpia e Shëndetit, në Banjën e Bujanocit si dhe në disa lokacione të tjera.

Në shpallje thuhet se ofertuesi më i mirë do të zgjidhet sipas kriterit të çmimit më të lartë të qirasë së ofruar, ndërsa çmimi fillestar është 900 dinarë për metër katror.

Kontrata e qirasë mund të zgjasë maksimumi katër vjet, me mundësi vazhdimi të kontratës çdo vit.

Afati për dorëzimin e ofertave përfundon më 1 prill.

Të gjitha detajet e thirrjes publike dhe lokacionet e ofruara mund të shihen në dokumentin zyrtar të publikuar nga Komuna e Bujanocit.

Burimi: Njoftimi publik i Komunës së Bujanocit për dhënien me qira të sipërfaqeve publike për kioska.