Hansi Flick i zbulon dy “diamanta” te La Masia: Mezi pres t’i shoh duke luajtur

Trajneri i Barcelonës Hansi Flick, ka zbuluar dy talentë të rinj nga akademia La Masia – Xavi Espart dhe Alvaro Cortes – të cilët janë stërvitur me ekipin e parë para ndeshjes së Barcelonës kundër Athletic Club.

I pyetur posaçërisht për Espart, Flick e lavdëroi talentin e gjithanshëm të La Masias.

“Sa i përket Espart, kur e shoh duke luajtur më pëlqen vetëbesimi i tij me topin, ai është i ngjashëm me Philipp Lahm”.

“Ai luan si mesfushor defensiv ose si qendërmbrojtësi dhe paraqitet mirë si me top ashtu edhe pa të. Fizikisht është në formë të mirë dhe mund të luajë në të dyja pozitat. Xavi është rikthyer nga lëndimi, por është në një nivel të mirë. Të dy kanë treguar cilësinë e tyre”.

Flick foli edhe për Cortesin, duke shtuar se mezi pret t’i sheh duke luajtur.

“Ai është duke u stërvitur shumë mirë. Nuk mund të pres t’i shoh duke luajtur.”

Flick gjithashtu dërgoi një mesazh të qartë për skuadrën.

“Kur të hyjnë në fushë, duhet ta kenë të qartë se duhet të japin gjithçka nga vetja”.

Ndërkohë, përballja mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës do të nis me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/

La Liga

Barcelona

Ekipet

Futboll

Ndërkombëtare

Sport