Rekord pas Ronaldos, Juventus transferon bomberin e ri për 100 milionë euro

Sport

<div><div><img width="640" height="318" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/juvee.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="786" height="391" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/juvee.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Pas eliminimit nga Champions League, Juventus rrezikon shumë të mbetet jashtë këtij kompeticioni për sezonin e ardhshëm. Në rast se Juventus ia del të kualifikohet në Champions League, atëherë edhe merkato do të jetë cilësore. Luciano Spalletti që me siguri do të konfirmohet si trajner i bardhezinjve edhe për sezonin e ardhshëm, ka kërkuar një […]</div>

Madhësia e shkronjave

Pas eliminimit nga Champions League, Juventus rrezikon shumë të mbetet jashtë këtij kompeticioni për sezonin e ardhshëm.
Në rast se Juventus ia del të kualifikohet në Champions League, atëherë edhe merkato do të jetë cilësore.
Luciano Spalletti që me siguri do të konfirmohet si trajner i bardhezinjve edhe për sezonin e ardhshëm, ka kërkuar një përforcim “big” në sulm.
Duke qenë se Dusan Vlahovic nuk ka rinovuar kontratën dhe mund të largohet si lojtar i lirë, alternativat e tjera si Jonathan David dhe Lois Openda kanë rezultuar dështim i plotë, Juventus ka si objektiv parësor transferimin e Victor Osimhen, bën të ditur “Calciomercato”.
Edhe gjatë përballjes në Champions League dhe pas eliminimit të Juventusit pikërisht nga Galatasaray, Osimhen ka shprehur publikisht pëlqimin dhe respektin për bardhezinjtë.
Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë gati të paguajnë deri 100 milionë euro për sulmuesin nigerian, por largimi i tij nga Galatasaray, të paktën këtë verë, duket i pamundur.