Shtetasit e Maqedonisë janë evakuuar nga Izraeli, u nisën drejt Shkupit me avion qeveritar

Nacionale

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se ka koordinuar plotësisht procesin e evakuimit të shtetasve të Maqedonisë nga Izraeli, të cilët pasditen e sotme u nisën nga ...

Madhësia e shkronjave

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se ka koordinuar plotësisht procesin e evakuimit të shtetasve të Maqedonisë nga Izraeli, të cilët pasditen e sotme u nisën nga Sharm el-Sheikh drejt Shkupit me avionin qeveritar.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një proces që kërkoi angazhim serioz të përfaqësive diplomatiko-konsullore, respektim të rreptë të procedurave të sigurisë dhe koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve kompetente.

Nga Ministria bëjnë të ditur gjithashtu se është përmbyllur procedura për lidhjen e një kontrate me një kompani, e cila pritet që në ditët në vijim të fillojë realizimin e fluturimeve për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë edhe nga zonat e tjera të prekura, në koordinim me përfaqësitë diplomatiko-konsullore.

Institucionet theksojnë se përfaqësitë diplomatiko-konsullore mbeten në dispozicion 24 orë për qytetarët e Maqedonisë për çdo ndihmë dhe mbështetje të nevojshme.

Maqedonia e Veriut

Featured

Lajme

Telegrafi Maqedoni