Xhavit Haliti nuk do të votojë ndryshe nga PDK për presidentin/en

Deputeti i PDK Xhavit Haliti nuk do të veprojë i vetëm në cështjen e presidentit, por do të votojë ashtu si do të vendos partia.
“Gjitha GP mbajnë qëndrimet e tyre. Kemi një qëndrim publik si PDK. Tani kemi mbledhjen. Deri tash janë përmend 4 apo 5 kandidatura. Të shohim. Ideale është ai që fiton votat. Në politike s’ka ideale apo pëlqyeshmëri, por në variantin qysh po propagandohet, por pozita e presidentit të Kosovës është një pozitë që duhet me qenë dakord shumica e deputeteve, partive politike dhe duhet me qenë pëlqyeshmëria edhe qytetarëve por mbi të gjitha garancia që ai që zgjidhet do t’i shërbej vendit dhe do të jetë garantues i Kushtetutës”, ka thënë Haliti.
“Jo. Do të përkrah vendimet e partisë”, tha ai.