Mark Rutte: NATO-ja nuk është e përfshirë në konflikt, por do të mbrojë çdo centimetër të vendeve anëtare

Bota

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825840-mark-rutte-nato-ja-nuk-eshte-e-perfshire-ne-konflikt-por-do-te-mbroje-cdo-centimeter-69a6e5e259458.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="mark-rutte:-nato-ja-nuk-eshte-e-perfshire-ne-konflikt,-por-do-te-mbroje-cdo-centimeter-te-vendeve-anetare" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825840-mark-rutte-nato-ja-nuk-eshte-e-perfshire-ne-konflikt-por-do-te-mbroje-cdo-centimeter-69a6e5e259458.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="mark-rutte:-nato-ja-nuk-eshte-e-perfshire-ne-konflikt,-por-do-te-mbroje-cdo-centimeter-te-vendeve-anetare"></p>Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një vizite në Shkup, deklaroi se aleanca nuk është e përfshirë në konfliktin në Lindjen e Mesme, por se do të mbrojë çdo centimetër të territoreve të vendeve anëtare. Ai shtoi se qëllimi i fushatës së udhëhequr nga SHBA-ja dhe Izraeli në Iran, është neutralizimi i kapaciteteve</div>

Madhësia e shkronjave

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një vizite në Shkup, deklaroi se aleanca nuk është e përfshirë në konfliktin në Lindjen e Mesme, por se do të mbrojë çdo centimetër të territoreve të vendeve anëtare.
Ai shtoi se qëllimi i fushatës së udhëhequr nga SHBA-ja dhe Izraeli në Iran, është neutralizimi i kapaciteteve bërthamore dhe raketore të regjimit të këtij vendi, i cili, sipas tij, paraqet kërcënim për rajonin, Izraelin dhe Evropën.
Rutte e cilësoi ish-udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, si përgjegjës për vdekjen e mijëra protestuesve gjatë këtij viti dhe për dhjetëra vepra terroriste ndër dekada.
Sekretari i NATO-s theksoi se askush nuk ka kërkuar përfshirjen e aleancës në konflikt, por shumë vende anëtare po ofrojnë mbështetje, raporton REL.
Komandantët e NATO-s, sipas tij, punojnë çdo ditë për sigurinë e vendeve anëtarëve përballë kërcënimeve – përfshirë ato terroriste.