Barcelona ëndërron mrekullinë, Hansi Flick gati planin sekret në stilin e Pep Guardiolas

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, mund të bëjë një lëvizje surprizë në pozitën e numrit 9 përballë Atletico Madrid në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit që zhvillohet nesër.
Mungesa e Robert Lewandowski për shkak të lëndimit e bën Ferran Torres zgjedhjen më logjike për të udhëhequr sulmin.
Megjithatë, Flick mund të vendosë Dani Olmo në rolin e “false 9”.
Spanjolli është i aftë të funksionojë si mesfushor ofensiv, por gjithashtu mund të shkëlqejë edhe në role më të thella. Olmo ka qenë një hallkë kyçe për Barçën këtë sezon, duke regjistruar shtatë gola dhe gjashtë asistime në 32 paraqitje.

“Mundo Deportivo” raporton se tekniku gjerman beson se me një ndryshim të madh dhe nëse rezulton i suksesshëm atëherë katalunasit mund ta shkaktojnë përmbysjen e “çmendur”.
Atletico Madridi e demoloi Barcelonën në ndeshjen e parë me rezultat 4-0, kësisoj lideri aktual i La Liga-s duhet të fitojnë me pesë gola dallim për ta prekur finalen e Kupës së Mbretit.
Kujtojmë, Barcelona e kishte arritur një përmbysje të çmendur para shumë viteve ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve./Telegrafi