Selatin Ratkoceri: Tërheqja e Murat Jasharit shumë e arsyeshme, momenti politik i pafavorshëm për familjen Jashari

Analisti politik Selatin Ratkoceri ka komentuar tërheqjen e Prof. Dr. Murat Jasharit nga kandidatura për President të Kosovës, duke e cilësuar këtë vendim si të drejtë në rrethanat aktuale politike në vend, shkruan Gazeta 10.
Sipas Ratkocerit, ndonëse për Kosovën dhe shqiptarët do të ishte nder i madh që një figurë si Prof. Dr. Murat Jashari të ishte kandidat potencial për t’u zgjedhur në krye të shtetit, momenti politik nuk është i favorshëm për një angazhim të tillë.
“Po të kishte vazhduar kandidatura e tij, besoj se do të zgjidhej unanimisht nga të gjithë deputetët. Ai nuk është figurë që nuk duhet të jetë kryetar për shkak të familjes – përkundrazi, do të ishte nder i madh për Kosovën”, ka thënë Ratkoceri në Gazeta.
Megjithatë, ai thekson se Republika e Kosovës po përballet me procese të vështira politike, në veçanti me zbatimin e aneks-marrëveshjes së Ohrit dhe Marrëveshjes së Brukselit, të cilat sipas tij janë në fazën përfundimtare dhe duhet domosdoshmërisht të zbatohen.
Ratkoceri ka shprehur qëndrimin se nuk do të dëshironte që barra e nënshkrimit apo zbatimit të një marrëveshjeje që ai e cilëson si të dëmshme për Republikën e Kosovës, t’i mbetej një përfaqësuesi e familjes Jashari. Ai ka shtuar se prapa këtyre marrëveshjeve qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, sipas tij, në Kosovë nuk ka lider që mund t’u thotë “jo” SHBA-ve në një situatë të tillë.
Deklarata e plotë: