BE-ja hap negociatat për “Heqjen e romingut” me vendet e Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Evropian ka propozuar hapjen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor — Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi — për të zgjeruar përfitimin e “Roam Like at Home”. Kjo do të thotë që qytetarët nga këto vende mund të përdorin telefonin, mesazhet dhe internetin në vendet e BE-së pa pagesa shtesë të romingut, ashtu si qytetarët e Bashkimit Evropian.

Propozimi i Komisionit Evropian është një hap drejt lehtësimit të udhëtimeve dhe bashkëpunimit ekonomik, dhe synon t’i afrohet Ballkani Perëndimor më shumë me tregun e përbashkët të BE-së para se vendet të bëhen anëtare të plotë.

Për qytetarët, kjo do të thotë ulje të kostove për thirrje, mesazhe dhe internet ndërkufitar, një ndryshim i dukshëm për ata që udhëtojnë për punë, studime apo pushime.

Hapi tjetër është që Këshilli i BE-së të japë mandatin për negociatat bilaterale, të cilat pritet të përfundojnë me marrëveshje konkrete për heqjen e romingut për Ballkanin Perëndimor.