Don Xhoni “trazoi” Maqedoninë e Veriut me videoklipin e ri, reperi me reagim: S’ka qenë tendencë dhe provokim

Magazina

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, është përfshirë në një sërë polemikash në Maqedoninë e Veriut, pas xhirimit të një prej videoklipeve të tij në këtë vend. Reperi ka xhiruar videoklipin e këngës së tij të re, “Sexy Mama”, brenda monumentit “Makedonium” në Krushevë, i cili është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur të shtetit. […]

Madhësia e shkronjave

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, është përfshirë në një sërë polemikash në Maqedoninë e Veriut, pas xhirimit të një prej videoklipeve të tij në këtë vend.

Reperi ka xhiruar videoklipin e këngës së tij të re, “Sexy Mama”, brenda monumentit “Makedonium” në Krushevë, i cili është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur të shtetit.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka nxitur një debat të gjerë në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të këtyre reagimeve, drejtori i Institucionit Kombëtar “Muzeu Historik – Krushevë”, Miha Oxhaklieski, ka dhënë dorëheqje.

Lidhur me reagimet dhe debatin e krijuar, ka reaguar edhe Don Xhoni, i cili përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në rrjetet sociale ka dhënë versionin e tij lidhur me këtë çështje.

“Po e shoh qe “SEXY MAMA” koka bo debat i madh n’Maqedoni t’Veriut. Sa per sqarim: as une, as ekipi jem nuk kem pase asni qellim me provoku, me ofendu apo me ule vleren e asni vendi apo simboli”, ka deklaruar Don Xhoni.

“Ai lokacion u kanë thjesht pjese e skenarit edhe o zgjedh prej produksionit. Nuk ka pase asni mesazh t’msheft, asni tendence me provoku edhe asni qellim tjeter pertej artit”.

“Unë e di shumë mirë sa peshë ka emri “DON XHON” sot n’Kosove, Shqipni, Maqedoni, … e n’krejt Ballkanin. Jam prej gjenerates ma t’re, po me ndikimin ma t’madh n’industri t’rajonit. Kur edhe ni lokacion n’videoklip mjafton me u bo lajm e debat, kjo veq tregon sa larg ka shku emri edhe muzika jem”.

Për më tepër reperi theksoi se nuk ka qenë asnjë tendencë dhe asnjë provokim nga ana e tij porse lokacioni i zgjedhur ka qenë si pjesë e një projekti artistik.

“Unë boj muzike. Boj art. Boj filma t’shkurt permes videoklipeve t’mia. Asni tendencë. Asni provokim. Veq ni skenar, ni lokacion dhe ni projekt artistik. Nuk kom nevoje me kriju provokime per me marre vemendje”.

“Trust me, vemendjen edhe ma shume se sa du e kom, no need for drama!DON XHONI”.