Gërvalla: Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve

Nacionale

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për Vuajtjen e Dënimeve Penale Jashtë Vendit. Gërvalla ka bërë të ditur se nisma synon forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, veçanërisht në fushën e transferimit të personave të dënuar. […]

Madhësia e shkronjave

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për Vuajtjen e Dënimeve Penale Jashtë Vendit.

Gërvalla ka bërë të ditur se nisma synon forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, veçanërisht në fushën e transferimit të personave të dënuar.

Sipas saj, përmes kësaj Konvente, personat e dënuar do të mund ta vuajnë dënimin në shtetin e tyre të origjinës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe duke respektuar të drejtat themelore të njeriut.

“Qëllimi i kësaj Konvente është forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në fushën e transferimit të personave të dënuar”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se aderimi do të zgjeronte bashkëpunimin juridik të Kosovës, veçanërisht me shtetet e Amerikës Latine, ndërsa do të mundësonte që personat e dënuar të vuanin dënimin më afër familjes dhe shoqërisë, duke ndihmuar rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre.

Në Planin Institucional të Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2026–2028, aderimi në këtë Konventë është paraparë si një nga masat në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. /Telegrafi/