Blero reagon pas sulmit fizik ndaj Alaudin Hamitit

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka reaguar publikisht pas sulmit fizik që iu bë moderatorit Alaudin Hamiti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar ngjarjen si një akt të ulët dhe të pajustifikueshëm.
“Është shumë i ulët sulmi që i është bërë Alaudin Hamitit. Jam i bindur që Policia e Kosovës ka me e zbulu këtë rast. Edhe jam i bindur që shumicës është veç një naiv që është rrembyer nga ndonjë nxitje e një njeriu të lig…”, ka shkruar ai.
Blero ka theksuar gjithashtu se Hamiti është një shembull i mirë, duke i dalë në mbështetje publike në këtë moment të vështirë.