Man United në stilin e Real Madridit, triumfon me përmbysje spektakulare ndaj Romës

Sport

Manchester Unitedi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Romës. Edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave, “Djajtë e Kuq” arritën ta rikthenin në 3-2 për t’i arkëtuar pikët e plota. Roma e nisi fuqishëm për të kaluar në epërsi përmes Matias Soule, që mori një asistim nga Mora (11’). Ndërsa, ishte […]

Madhësia e shkronjave

Manchester Unitedi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Romës.

Edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave, “Djajtë e Kuq” arritën ta rikthenin në 3-2 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Roma e nisi fuqishëm për të kaluar në epërsi përmes Matias Soule, që mori një asistim nga Mora (11’).

Ndërsa, ishte Donyell Malen që e dyfishoi avantazhin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (17’).

Man Unitedi filloi të këndellet në pjesën e dytë. “Djajtë e Kuq” ngushtuan falë Bruno Fernandes që shënoi nga pika e bardhë, penallti faktikisht që do të diskutohet sepse u rigodit për herë të dytë (58’).

Ndërsa, ishte Matheus Cunha që e barazoi rezultatin pas një harkimi preciz të Fernandes (83’).

Kurse tre minuta më vonë, Cunha e vulosi fitoren pas asisitmit të talentit Lacey (86’).

Cunha e kompletoi “paraqitjen perfekte” për të marrë kartonin e dytë të verdhë dhe njëkohësisht u përjashtua nga loja (90+1’).

Kësisoj, Unitedi zë pozitën e 17-të me gjashtë pikë, ndërsa Roma renditet dy pozita më poshtë me katër sosh./Telegrafi/

Komentet