PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së, Zogaj: Absurde të votohet nëpër lokale private

Nacionale

<div><div><img width="640" height="379" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/803256-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së, Zogaj: Absurde të votohet nëpër lokale private" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="813" height="482" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/803256-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së, Zogaj: Absurde të votohet nëpër lokale private" loading="lazy"></p>Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e cila ka refuzuar mundësinë që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike, duke e rrëzuar kështu vendimin e mëparshëm të KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Anëtari i kryesisë i LDK-së Alban Zogaj, deklaroi për Klankosova.tv se ky vendim është</div>

Madhësia e shkronjave

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e cila ka refuzuar mundësinë që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike, duke e rrëzuar kështu vendimin e mëparshëm të KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Anëtari i kryesisë i LDK-së Alban Zogaj, deklaroi për Klankosova.tv se ky vendim është pozitiv.
“Shumë mirë. Ka qenë absurde me votu nepër lokale private”, tha Zogaj.
Ai deklaroi se lënda për këtë çështje u dërgua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndryshe, vendimi i KQZ-së parashihte hapjen e qendrave të votimit edhe në hapësira shtesë jashtë misioneve diplomatike, sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Me këtë vendim të PZAP-it, procesi i votimit jashtë vendit rikthehet vetëm brenda ambienteve zyrtare të përfaqësive diplomatike.